
Për të disatën herë radhazi, këtë vit, qytetarët shqiptarë janë gjendur të ekspozuar përballë një rrisku serioz për shëndetin sic janë produktet jashtë standardit që tregtojnë dyqane, që emrin e kanë brand, por duket siguria ushqimore është e cunguar.
“Rossman&Lala” po kthehet në një “killer” për shëndetin e shqiptarëve, pasi vetëm gjatë këtij viti, nga kontrollet rutinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u konstatuan disa produkte ushqimore jo të sigurta duke rrezikuar shëndetin e konsumatorit.
Kështu, AKU njoftoi në dy muajt e parë të këtij viti, se pas raportimeve për produktin “BEBA” të Nestle për dyshime për bakterin Bacillus cereus, vendosi gjobë ndaj Rossmann & Lala për probleme me gjurmueshmërinë dhe bllokoi një pjesë të produkteve.
Bëhet fjalë për produktin për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus.
Në njoftim AKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Nuk mjaftoi me kaq, por disa ditë më parë, po në këtë dyqan, AKU doli me njoftimin se ka urdhëruar menjëherë tërheqjen e biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur”, të tregtuara në supermarketet “Rossmann & Lala”, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut.
Sipas njoftimit të AKU-së, alarmi është dhënë fillimisht nga kompania gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, e cila ka kërkuar tërheqjen parandaluese të produktit për shkak të pranisë së toksinave të mykut.
Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU).
Mungesa e gjurmueshmërisë cenon rëndë sigurinë ushqimore dhe, duket se Rossman & Lala bën sic thotë populli "një sy qorr dhe një vesh shurdh". Versus.al

