Ashtu siç është e zakonshme tashmë në provimet e maturës, edhe këtë vit, është publikuar në rrjetet sociale vetëm 30 minuta pas nisjes një prej tezave të provimit të gjuhës së huaj anglisht.
Në rrjet është shpërndarë variant B i provimit të anglishtes.
Ndërkohë, ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për publikimin e tezës duke theksuar se kjo gjë nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore dhe se provimi po zhvillohet në standarte të larta.
Provimi vijon ende deri në orën 12:30. Versus.al








