Tiranë- Policia ka arrestuar inxhinierin e firmës së ndërtimit përgjegjëse për kantierin e pallatit në rrugën “Brigada VIII” ku një 47 vjeçar boshnjak ra nga lartësia dhe humbi jetën.
Në pranga ka rënë 32 vjeçari Dario Hoxha, ndërsa në kërkim janë shpallur administratori i firmës së ndërtimit Enea Kaçi, 24 vjeç dhe drejtuesi teknik Rasim Jata, 75 vjeç nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Si pasojë e rrëzimit nga lartësia e pallatit ku punonte, boshnjaku V.N humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë policia po punon për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Versus.al







