Xhovana Nikolla ka reaguar pas vdekjes së, 29 vjeçarit, Enea Themollari ditën e sotme.
Në postimin e saj ajo ka ngushëlluar familjen e 29 vjeçarit.
‘Ngushëllime familjes se Eneas. Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehte shpirti në paqe’ shkruan në postim Xhovana Nikolli.
Enea Themollari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në në reanimacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikollit.
Sipas pretendimeve të motrave Nikolli, tritoli ishte vendosur me porosi të Nuredin Dumanit, vrasësi me pagesë i cili prej vitit 2022 ndodhet i arrestuar dhe aktualisht mban statusin e “të penduarit të drejtësisë.
Sipas një interviste të njërave prej motrave dhe konkretisht Alda Nikolli, tritoli ishte vendosur nga Dumani pasi më te kishte pasur një lidhje virtuale.
E reja rrëfeu ndër të tjera se ajo e kishte njohur Nuredin Dumanin nëpërmjet kunatit të saj Amarildo (Xhanej) Nikolli i njohur me nofkën ‘Shkodrani’, gjithashtu i akuzuar si vrasës me pagesë.
Alda Nikolli rrëfeu se Dumani kishte qëllim të dëmtonte statusin e Amarildo Xhanejt, si ‘i penduar i drejtësisë’, por pasi nuk ia kishte arritur, nisi aktet e dhunës ndaj tij dhe kërcënimet ndaj motrave Nikolli./Versus.al








