Personi që shihni në foto është Ylli Zalla, 48 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia si ‘forca armatosëse” e grupit që kreu atentatin e Rinasit tre ditë më parë. Në banesën e tij u zbuluan mina shpërthyese me telekomandë dhe shumë armë të tjera.
Zalla njihet si personazh problematik në Krujë për shkak të dosjes së tij të mëparshme kriminale. Në 2011-ën, emri i tij përmendet për kërcënimin e biznesmenët e huaj që kishin investuar për ngritjen e një fabrike çimentoje në zonën e Krujës.
Gjithashtu ai dyshohet se është përfshirë më parë edhe në trafik droge dhe në rrjetin që dërgonte qytetarët shqiptarë për të luftuar në Siri krahas xhihadit islamik “ISIS”. Në 2014-ën, atij iu gjet një tjetër arsenal i madh armatimi e minash shpërthyese. Versus.al

