AKTUALITET /

VIDEO/ Atentati i Rinasit, në kërkim 48 vjeçari me precedentë, iu gjetën mina e armë! Autorët dolën nga banesa e tij

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Atentati i Rinasit, në kërkim 48 vjeçari me

Forcat RENEA zhvilluan mbrëmë kontrolle në disa zona të vendit me qëllim zbardhjen e detajeve që do t’i çonin në gjurmët e autorëve që kryen sulmin e 11 nëntorit në Rinas ku pati një të vrarë dhe një të plagosur.

Gjatë kontrolleve në banesën e Ylli Zallës, u gjetën arsenal armësh dhe një sasi minash me telekomandë. Dyshohet se 48 vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminalë, ka ndihmuar autorët e atentatit të Rinasit me armatime. Gjithashtu edhe mjeti tip “Toyota” që përdorën qitësit, dyshohet se ka dalë nga banesa e Ylli Zallës.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën:

-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Ylli Zalla njihet si personazh problematik në Krujë dhe më herët është arrestuar për prodhimin e lëndëve shpërthyese si dhe për rekrutimin e qytetarëve për t’i dërguar në Siri të luftonin krah ISISI-t. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të atentatit të ndodhur mesditën e së martës kur u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani, agjent i AMP i rekrutuar falë falsifikimit të dokumenteve. Versus.al

Poll