Tiranë- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 4 personave të cilat akuzohen se kanë rrëmbyer të moshuarin E.V të cilin e çuan në një banesë të braktisur.
Më pas i kanë kërkuar bashkëshortes së tij shumën prje 2 milionë lekësh të reja me pretendimin se burri i saj kishte ngacmuar Nikoleta Begollin. Për pasojë kjo e fundit është gjithashtu nën akuzë së bashku me Sulejman Sinën, Idajet Mashollarin dhe Klinton Sinën.
Hetimet kanë provuar se këta katër persona kishin planifikuar të gjithë ngjarjen duke e rrëmbyer 68 vjeçarin në momentin që ky i fundit ishte në praninë e Nikoleta Begollit. Të pandehurit i janë afruar, i kanë vënë kapuçin në kokë dhe e kanë dërguar në një banesë të braktisur nga ku më pas kanë telefonuar bashkëshorten e të dhunuarit e cila iu dërgoi shumën e parave.
Më motra e 68 vjeçarit ka denoncuar të gjithë ngjarjen në polici. Versus.al







