AKTUALITET /

Shantazhonte pronarin e një klubi nate, si u zbulua nga SPAK shefi i Antidrogës në Durrës

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh

Shkruar nga Versus
Shantazhonte pronarin e një klubi nate, si u zbulua nga SPAK shefi i
Fotomontazh: Lokal nate, Gazmir Preçi

Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pas hetimeve të kryera me  Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin e Durrësit.

Duke shfrytëzuar postin Peçi i kisht kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në nate te Ura e Dajlanit në mënyrë që ta linte të punonte por që kishte arritur t’i merrte në fazën e parë vetëm 10 mijë euro.

Preçi fillimisht  kishte organizuar disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk kishte gjetur asgjë të paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: