AKTUALITET /

Sherr mes burrave dhe grave të dy familjeve në Kamëz, arrestohen 5 persona

Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër, ndërsa motivi i sherrit mes tyre sipas policisë është për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus

Sherr mes burrave dhe grave të dy familjeve në Kamëz, arrestohen

5 persona janë arrestuar nga Policia e Kamzës në Valias, pas një sherri mes dy familjeve.

Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër, ndërsa motivi i sherrit mes tyre sipas policisë është për motive të dobëta.

Ndërkohë, gratë që ishin përfshirë në konflikt, u proceduan penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tags:

kamez sherr

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: