AKTUALITET /

Shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i dyshuar flet nga jashtë vendit: Ja kush mund ta ketë sajuar

Sipas Luiz Martini po hidhet baltë mbi emrin e tij pasi ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij.

Shkruar nga Versus

Shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i dyshuar flet nga

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e Robert Gerës ku shpërtheu një sasi plasëse tritoli që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia shpalli në kërkim një Luiz Martinin i cili dyshohet se një prej autorëve të ngjarjes. Ky i fundit, ka reaguar nëpërmjet një video të publikuar nga Balkanweb, ku pretendon se ndodhet jashtë vendit që prej datës 17 korrik dhe se nuk ka lidhje me shpërthimin. Më tej ai thekson se pronarin e banesës Robert Gerën, e ka shok.

Teksa thotë se ndodhet në Spanjë, sipas Martinit, ngjarja është sajuar nga vëllezërit e bashkëshortes së tij me të cilën është në process divorci.

Reagimi i plotë:

Unë jam Luiz Martini, kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin, kam marrë mbiemrin e ish- bashkëshortes. Isha në gjumë dhe më morën në telefon më thanë që emri imn ishte bërë publik, shkuan në shtëpinë e babit tim dhe e pyetën ku i ke djemtë.

Ai më ka treguar. U bëj thirrje publike, mos hidhni baltë në datën 9 kam dalë nga burgu e pak ditë më pas kam dalë me dokumentacione të rregullta jashtë vendit. Mua kush më njeh e dinë që nuk bëj gjëra pas shpine. Nuk kam problem me asnjë njeri.

Kur jam larguar nga vendi nuk ka lënë asnjë problem pas as me shtet as me privat.

Mund ta kenë bërë edhe vëllezërit e saj, janë gjashtë vëllezër, për të hedhur baltë mbi mua sepse jemi në proces divorci.

E kam shumë shok Gerën, me 12 qershor më ka sjellë bukë në burg bashkë me ish- bashkëshorten.

E kam shok shumë, nëse do të kisha gjë me të, do i kisha mbyllur në lagje. Thirrje shtetit, ju lutem më lini të qetë. Nuk kam lidhje fare me tritolin.

I dyshuari Martini ka bërë 5 muaj burg si i dyshuar për dhunë psikologjike me njërin prej vëllezërve për një konflikt prone, çështje të cilën e ka mbyllur duke u pajtuar me të vëllanë. Versus.al

Poll