AKTUALITET /

SKANDALI/ Polici që u hodh nga pallati arrestoi djalin e Samir Manes

Një skandal përfshin Policinë e Shtetit dhe AMP dhe biznesmenin e njohur Samir Mane. Një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Ai është Azbi Spahiu 57 vjeç, një nga efektivët më të vjetër të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, baba i dy fëmijëve.

Shkruar nga Versus

SKANDALI/ Polici që u hodh nga pallati arrestoi djalin e Samir Manes

Një skandal përfshin Policinë e Shtetit dhe AMP dhe biznesmenin e njohur Samir Mane. Një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati në ndërtim.

Ai është Azbi Spahiu 57 vjeç, një nga efektivët më të vjetër të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, baba i dy fëmijëve. Ai ushtron detyrën si Oficer i Policisë Gjyqësore, në Policinë Rrugore të Tiranës. Spahiu ka zhvilluar analizën e ngjarjes, në aksidentin ku është përfshirë djali i Samir Manes.

Spahiu dy ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina. Fill pas arrestimit të tij, të nesërmen, Prokurorja e çështjes e quajti arrestin të paligjshëm dhe e liroi Martin Manen nga burgu. Kaq ka mjaftuar që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të nisë hetimet dhe ta akuzojë efektivin për ekspertim të rremë ndaj djalit të Manes, i cili rezultoi i dehur në timon.

Për shkak të presionit dhe mungesës së filtrit nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për raste të tilla, 57 vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese. 

Martin Mane është kapur në gjendje të dehur në brenda automjetit që drejtonte pasi kishte përplasur 2 makina të parkuara pranë zonës ku ndodhet Kuvendi i Shqipërisë. Menjëherë pas ngjarjes, 28 vjeçari I ka bërë rezistencë patrullës dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por u përball me ndalimin nga ana e efektivëve të policisë pak metra më tutje.  

Një prej efektivëve që ka kryer arrestimin është Azbi Spahiu, i cili nuk I është nënshtruar pushtetit të oligarkut por ka zbatur detyrën e tij, duke e zbatuar ligjin njësoj dhe duke e trajtuar djalin e bizsnesmenit të barabartë me çdo qytetar tjetër shqiptar.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas burimeve nga Spitali Universitar i Traumës. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: