AKTUALITET /

Skaneri i metaleve prej ditësh jashtë funksionit, zbulohet sesi i riu futi pist*letën brenda gjykatës

Shkruar nga Versus

Skaneri i metaleve prej ditësh jashtë funksionit, zbulohet sesi i riu

Prej ditësh detektori i metaleve në gjykatën e Apelit ishte jashtë funksionimit. Kështu ka raportuar gazetari Igli Çelmeta lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në këtë gjykatë ku 30 vjeçari Elvis Shkambi ekzekutoi me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja.

Mësohet se autori ka hyrë në sallë dhe e ka ndjekur procesin gjyqësor deri në fund. Teksa gjithçka po mbyllej pa tensione, në momentin kur gjyqtari Kalaja ka dhënë vendimin, 30 vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë drejt tij dhe më pas drejt Rakip e Ervis Kurtajt që ishin palë tjetër në proces.

Me të kryer krimin, Shkambi ka dorëzuar armën e krimit dhe ka qëndruar në oborrin e gjykatës ku u arrestua nga policia pa tentuar të bënte rezistencë.

“Nga dëshmia e dhënë nga roja është se detektori i metaleve nuk ka punuar jo vetëm sot por prej ditësh, skaneri që kontrollon të gjithë njerëzit, nuk ka funksionuar. Ai nuk ka funksionuar duke e lënë Elvis Shkëmbin të hyjë i armatosur. Në orën 14:00 Elvis Shkëmbi ka qenë më xhaxhanë e tij Gjon Shkëmbi. Seanca po zhvillohej pa tensione deri në momentin e dhënies së vendimit. Në këtë moment Elvisi ka qëlluar 3 herë ndaj gjyqtarit dhe më pas ndaj dy personave që ishin palë në proces. Më pas ka dorëzuar armën dhe ka qëndruar në oborrin e gjykatës, ku është dhe arrestuar”, u shpreh Çelmeta në A2 CNN. Versus.al

Poll