Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Me synim mbarëvajtjen e aktivitetit, forcat e policisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin me makina në rrugët ku do të kalojnë çiklistët.
Pas Tiranës, ku u bllokuan disa akse kryesore rrugore mes tyre edhe ai Tiranë-Durrës e më pas deri në Rrëshen e Shkodër, sot radhën e ka Durrësi dhe Elbasani.
Më poshtë orari dhe rrugët e bllokuara për turin e 82-të çiklistik:
ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh - unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Versus.al







