Sot maturantët zhvillojnë provimin e fundit të maturës, atë me zgjedhje. Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit duke u paraqitur në 144 qendra të provimit të ngritura në të gjithë vendin.
Provimi ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta. Ashtu sin ë provimet me detyrim, ehde këtë herë, janë publikuar në rrjetet sociale teza të disa prej provimeve. Vetëm 15 minuta pas nisjes së testit, janë publikuar online tezat e povimit të ekonomisë dhe fizikës.
Për të njëjtën gjë të ndodhur edhe në provimet me detyrim, ministria e Arsimit reagoi duke pretenduar se një gjë e tillë nuk cënon integritetin e procesit.
Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia; dhe Matematika.
Pas publikimit të rezultateve të provimit të gjuhës së huaj, u bë me dije se 952 maturantë kanë ngelur pasi morën notën 4 , ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë. Versus.al







