AKTUALITET /

SPAK merr nën hetim kreun e Prokurimeve Publike! Agjentët e BKH-së i kërkojnë telefonin, Myzyri: Nuk e kam me vete!

Atij i është komunikuar që është person nën hetim dhe nga dita e sotme do duhet ti përgjigjet organit hetues sa herë të shikohet e arsyeshme nga ky i fundit, ndërsa emri i tij është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale, prej kohësh.

Shkruar nga Versus

SPAK merr nën hetim kreun e Prokurimeve Publike! Agjentët e

Kreu i komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu Jonaid Myzyrit i është kërkuar dhe telefoni këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, por ka thënë para Oficerëve të BKH-së që e kanë marrë në pyetje se nuk e kishte me vete.

Atij i është komunikuar që është person nën hetim dhe nga dita e sotme do duhet ti përgjigjet organit hetues sa herë të shikohet e arsyeshme nga ky i fundit, ndërsa emri i tij është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale, prej kohësh.

Burime për Versus.al, konfirmuan se indicia për të hetuar rolin e tij si drejtues i Prokurimeve Publike, ka të bëjë me referime që janë bërë në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Çështja ndaj tij po hetohet për një sërë procedurash tenderash.

Burimi shprehet i rezervuar se cilat janë këto projekte dhe procedura, por theksoi se janë krijuar dyshime të arsyeshme për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: