AKTUALITET /

SPAK nis punën në terren! Në fokus krimet zgjedhore për parlamentaret e 11 majit

Sipas urdhrit të kreut të SPAK, Altin Dumani tashmë 16 zyrat për krimet zgjedhore në 12 qarqet e Shqipërisë janë gati.

Shkruar nga Versus

SPAK nis punën në terren! Në fokus krimet zgjedhore për

Me çeljen e fushatës elektorale nga partitë politike, edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur punën e saj në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas urdhrit të kreut të SPAK, Altin Dumani tashmë 16 zyrat për krimet zgjedhore në 12 qarqet e Shqipërisë janë gati.

Prokurorët së bashku me hetuesit që prej së premtes së bashku dhe me prokurorët e rretheve, mësohet u është vënë në dispozicion zyra ku ata do të qëndrojnë për koordinimin e hetimeve.

Ndërkohë, duke u përmbajtur bashkëpunimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm që do të shoqërohen edhe nga agjentët do të merren me denoncimet e referuara.

Gjithashtu, me në krye Altin Dumanin “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj, deri në fund të majit, e cila do të përbëhet me një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore.

Pjesë do të jenë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë, teksa në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani.

Krimet zgjedhore që SPAK do të hetoj për parlamentaret e 11 majit janë, korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv në zgjedhje, grupet kriminale në zgjedhje dhe ëdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë.

Tags:

spak

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: