
Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, i shumëkërkuari Altin Hajri dhe Ahmet Masha për gjykim të shkurtuar në dosjen ku akuzohen për disa vepra penale.
Seanca e radhës gjyqësore për të pandehurit do të mbahet më 20 tetor, ora 13:00.
Më 15 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve. Çyrbja akuzohet për nxjerrje të sekretit shtëtëror, krim zgjedhor dhe përkrahjen e autorit të krimit. Sipas SPAK, ish-ligjvënësi i PS gjatë kohës që ishte edhe pjesë e komisionit të sigurisë, fshehu në shtëpinë e tij Altin Hajrin, të shpallurin në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës. Ndërsa Çyrbja në hetimet e SPAK rezulton të ketë qenë vazhdimisht informator i grupeve kriminale sa u takon operacioneve që zhvilloheshin në Durrës.
I përfshirë në këtë skemë informimi për grupet krimnale rezulton të ketë qenë edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të Jurgis Çyrbes.
Po ashtu, në dosjen hetimore ndaj ish-deputetit përmenden edhe episode të zbardhura në SkyEcc ku tregohej se Altin Hajri kishte ndërhyrë për futjen e Çyrbjes në listat e kandidatëve për deputet të PS në Durrës.
Të pandehurit e dosjes do të përfitojnë uljen e 1/3-ës të dënimit falë gjykimit të shkurtuar. Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar falë një operacioni në Durrës Versus.al







