
Një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshri, ka përfshirë pasditen e së premtes zonat e Belshit dhe Peqinit, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.
Breshri i dendur ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Era e fortë dhe sasia e madhe e reshjeve kanë bërë që rrugët kryesore të mbeten të bllokuara.
Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këto zona./Versus.al







