Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Ali Demit, në Tiranë, ku një person dyshohet se ka qëlluar disa herë në ajër, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe arma e përdorur në incident.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes./Versus.al

