AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, 51-vjeçari qëllon ndaj banesës së ish-kunatit (EMRI)

Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e E. Ç., dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm (20 qershor).

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, 51-vjeçari

Mirditë- Pasi e dhunoi në një konflikt familjar, i sulmon me armë zjarri edhe shtëpinë gjatë natës kunatit të tij 30-vjeçar (vëllai i gruas).

Policia e Mirditës bëri me dije se shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit, 51-vjeçarin Luan Vukaj. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e E. Ç., dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm (20 qershor).

I riu njoftoi sallën operative të Komisariatit pas brëshërive të plumbave, kurse për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm momente terrori.

Policia sqaroi se autori është burri i motrës së shënjestrës dhe shkak ka qenë një konflikt familjar që kanë pasur mes tyre.

Nga verifikimet rezultoi se autori i dyshuar Vukaj, ishte shpallur në kërkim një ditë më parë (para sulmit me armë), pasi kishte ushtruar dhunë fizike po ndaj kunatit të tij.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi Luan Vukaj V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll