Tiranë- Mario Nela, 29 vjeçari i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij Ervin Nela, është arrestuar sot pas 6 muajsh arrati.
Ngjarja ndodhi më 11 shtator të 2024 në zonën e Laprakës kur Mario Nela plagosi në këmbë kushëririn e tij. Për krimin, asokohe u arrestuan babai dhe vëllai i autorit të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë.
Ndaj të riut gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Detajet e zbuluara rreth ngjarjes lanë të kuptohej se konflikti mes kushërinjve kishte nisur në Gjermani për pazaret e drogës. Për shkak të debateve mes tyre, autori shkoi në oborrin e banesës së kushëririt të cilit i kishte bërë thirrje të sqaronin përplasjet mes tyre. Versus.al







