AKTUALITET /

Tentoi të vriste policët belgë, arrestohet në Mal të Zi shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqiptari rrezikon deri në 20 vite burg për veprën penale të kryer.

Shkruar nga Versus

Tentoi të vriste policët belgë, arrestohet në Mal të Zi

Mal i Zi- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia malazeze gjatë një operacioni në Podgoricë.

Sipas mediave të shtetit fqinj, shqiptari i identifikuar si H.H ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika pasi ka tentuar të vrasë disa punonjës policie gjatë kohës që këta të fundit kryenin detyrën në qytetin Verlaine.

Sipas mediave të huaja, për këtë vepër penale shqiptari rrezikon deri në 20 vite burg. Versus.al

Poll