AKTUALITET /

Tirana ‘e bllokuar’ për ceremoninë mortore të Janullatosit! Të pranishëm Mitsotakis me 5 ministra dhe delegacion nga Vatikani

Shkruar nga Versus
Tirana ‘e bllokuar’ për ceremoninë mortore të
Kryepeshkopi i ndjerë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Në nder të tij është organizuar një ceremoni mortore ku krerët më të lartë të klerit në botë do të jenë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00 në Katedralen Ortodokse. Të pranishëm nga Greqia do të jenë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis së bashku me 5 ministra të qeverisë së tij.

Nga Vatikani pritet një delegacion i drejtuar nga Sekretari i Shtetit Pietro Parolin. Ndërsa edhe nga shteti shqiptar do të ketë përfaqësues të lartë që të do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Për mbarëvajtjen e ceremonisë, policia prej dy ditësh ka njoftuar masat e marra me bllokimin e qarkullimit të mjeteve në disa prej rrugëve të Tiranës duke nisur që pasditen e së martës e deri sot në orën 14:00 pas përfundimit të ceremonisë.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërroi jetë të shtunën pasi shumë prej organeve të trupit të tij e humbën funksionimin. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më 30 dhjetor të 2024-ës, ndërsa më 3 janar, kryepeshkopi u dërgua për trajtim më të specializuar në një spital të Athinës, ku edhe ndërroi jetë. Kërkesa e Janullatosit ishte që trupi i tij i pajetë të prehej në Shqipëri. Versus.al

Poll