AKTUALITET /

“Truri” i grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Në dosjen e zbardhur më herët, i shumëkërkuari Talo Çela fliste me bashkëpunëtorët e tij të cilëve u rrëfente se do t'ja mbathte për në Brazil nëse i dilte emri në grabitjen spektakolare ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i dyshuar se u qëllua gabimisht nga vetë anëtarët e grupit të grabitësve.

Shkruar nga Versus

“Truri” i grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën lidhur me akuzën që rëndon ndaj tij si organizator dhe pjesëmarrës në grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në 2019-ën.

Më 21 nëntor, do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të të shumëkërkuarit për vrasje dhe grabitje ku pritet të jepet dënimi në mungesë për të. 

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela një pikë kyçe e bandës së Çopjave në Elbasan, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë. Në dosjen e zbardhur nga Versus.al teksa komunikonte me njerëz të afërt, Talo Çela rrëfente edhe planin për t'u arratisur në Brazil pasi u druhej dënimeve që mund t'i caktonte gjykata këtu pas veprave penale që kishte ktyer. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: