
Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar në Dubai shtetasin irlandez Daniel Kinahan, një nga figurat më të njohura të krimit të organizuar në Evropë.
Autoritetet irlandeze e kanë ndjekur familjen Kinahan për vite me radhë, duke i akuzuar ata për krijimin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar me vlerë rreth 1 miliard euro. Shtetet e Bashkuara madje kishin ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin e anëtarëve të kartelit.
Sipas policisë irlandeze, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe ka qenë rezultat i një hetimi disa mujor të mbajtur në fshehtësi të plotë.
Hetuesit kanë ndjekur lëvizjet e tij për një periudhë të gjatë, duke përdorur edhe metoda monitorimi në vende publike në Dubai, përfshirë zona pranë Burj Khalifa. Arrestimi është bërë i mundur edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re të ekstradimit mes Irlandës dhe Emirateve në vitin 2025.
Daniel Kinahan akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe krijimit të një strukture kriminale me shtrirje në më shumë se 20 vende.
Kinahan kishte jetuar në Dubai për gati një dekadë , pasi ishte larguar nga Evropa në vitin 2016 me babanë e tij, Christy Kinahan, pas vrasjes së David Byrne në hotelin Regency në Dublin. Vrasja shkaktoi një luftë të përgjakshme me bandën Hutch , e cila la të paktën 18 të vdekur dhe e shndërroi Dublinin në një pikë të nxehtë për sulme me armë për disa vite.
Autoritetet kanë sekuestruar dhe analizuar komunikime të koduara të bashkëpunëtorëve të tij, të cilat dyshohet se kanë zbuluar urdhra dhe operacione kriminale të organizuara.
Ai kishte jetuar prej rreth një dekade në Dubai, pas largimit nga Evropa në vitin 2016, ndërsa emri i tij lidhet prej kohësh me të ashtuquajturin “kartel Kinahan” dhe me konfliktin e dhunshëm me bandën Hutch në Irlanda.
Arrestimi i tij konsiderohet nga autoritetet si një nga goditjet më të rëndësishme ndaj krimit të organizuar në Evropë në vitet e fundit.

