AKTUALITET /

U arrestua teksa pinte kafe pranë SPAK, jepet pretenca për kreun e grupit që trafikoi drogë me vlerë 3.3 mln euro

Sipas prokurorisë së posaçme, Sefa drejtonte grupin që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani.

Shkruar nga Versus

U arrestua teksa pinte kafe pranë SPAK, jepet pretenca për kreun e

SPAK ka kërkuar dënimin e Islam Sefës me 17 vite burg. Më 2 korrik të 2024-ës, Sefa u arrestua teksa pinte kafe në një lokal pranë godinës së SPAK. Në rast të dënimit, ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe masa e dënimit mund të jetë 11 vite e 4 muaj burg.

Ndaj Sefës ishte caktuar masa e ‘arrestit me burg’ në mungesë lidhur me dosjen e SPAK për të cilën ishte dënuar më herët vëllai i tij Bujar Sefa me 15 vite burg. Në zbritje të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg.

Ndërsa Islam Sefa rezulton i dënuar edhe në Itali me 9 vite e 9 muaj burg.

Ajo çfarë ka shkaktuar habi, është fakti se Islam Sefa u kap brenda një lokali rreth 100 metra larg godinës së SPAK ku do të takohej me një avokat. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: