
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.
Ndaj tij rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën “Sigurim i kushteve për vrasje”. Si objektiv ishte Sokol Samxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Çapja pretendonte përmes mbrojtjes se nuk ka përdorur programin Sky dhe se akuza e tij është ngritur në bazë vetëm në bazë të dëshmive të Nuredin Dummanit dhe Henrik Hoxhaj. Në të njejtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.
Emri i tij u lakua edhe në rrëfimet e para të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej ku teksa rrëfeu sesi Çapjat e Elbasanit i vranë vëllanë, Endrik Alibejn, Florenc Çapja i shkoi në varrim ta ngushëllonte, derdhi lot, madje i hodhi edhe 50 euro. Versus.al







