AKTUALITET /

U helmua me ushqim në qeli? Zbardhet shkaku i përkeqësimit të gjendjes së Nuredin Dumanit

Mësohet se bashkëpunëtori i drejtësisë kishte pësuar një krizë epileptike.

Shkruar nga Versus

U helmua me ushqim në qeli? Zbardhet shkaku i përkeqësimit

Detaje të reja janë zbardhur nga shtrimi në spital i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. I burgosuri “VIP” mori trajtim mjekësor ndërsa u aludua se mund të ishte helmuar me anë të ushqimit në qeli.

Por informacionet e siguruara së fundmi mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit, erdhën si pasojë e një krize epileptike.

Pasi mori ndihmën mjekësore dhe u konfirmua se nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, Dumani u transportua sërish në ambientet e burgut “313” në Tiranë. Versus.al

Poll