AKTUALITET /

U kap në vilën luksoze në Spanjë, ekstradohet në Shqipëri "ushtari" i Visit të Pojës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

U kap në vilën luksoze në Spanjë, ekstradohet në

Mbrëmjen e djeshme mbërriti në Rinas, Juxhin Drazhi, 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të operacionit “Ura” si pjesë e grupit të Elvis Doçit, i cili njihet ndryshe si “Visi i Pojës”.

Më 8 gusht ai u arrestua në Spanjë nga autoritetet spanjolle pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge në Norvegji e Belgjikë. Ndaj tij, GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg”, ndërsa gjatë operacionit të arrestimit u kap në një vilë luksoze në Granada të Spanjës.



34-vjeçari rezulton edhe personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit maj dhe u gjet i vdekur në fillim të shtatorit në Marbella të Spanjës. Javë më parë SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhin Drazhit firmën 'Majestic Construction' dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni.

Ndërkohë ende vijon të jetë në kërkim Elvis Doçi, “Visi i Pojës” i cili konsiderohet të jetë kreu i grupit që trafikonte drogë në Evropë. Versus.al

Poll