Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në një piceri në rrugën “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një kamarier 15-vjeçar, policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
I riu 21-vjeçar, Aldo Neziri, është vënë sot në pranga nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të paligjshme të armëve.
Ndërkohë, administratori i picerisë është shpallur në kërkim, ndërsa tre punonjës të tjerë janë ndaluar, pasi dyshohet se kanë penguar drejtësinë duke fshehur pajisjen DVR përmes së cilës regjistroheshin pamjet nga kamerat e sigurisë.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në tentativën për të fshehur provat. /Versus.al/







