AKTUALITET /

VIDEO/ U qëlluan me armë me silenciator, detaje nga atentati në Don Bosko. Dalin pamjet e para nga vendngjarja

Autori ende i paidentifikuar u arratis nga vendngjarja me motor menjëherë pas krimit

Shkruar nga M.H
VIDEO/ U qëlluan me armë me silenciator, detaje nga atentati në
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë u shënua para pak minutash në zonën e 'Don Bosko' në Tiranë ku mbetën të plagosur dy persona të identifikuar si Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Burimet bëjnë me dije se 45 vjeçari dhe 22 vjeçari po pinin kafe në një lokal në afërsi të OSHEE kur një person është afruar dhe ka qëlluar drejt tyre me armë me silenciator, duke lënë të hapur idenë se kemi të bëjmë me një atentat.

Mësohet se autori u largua me makinë tip 'Golf 5' pas krimit, e cila u gjet e djegur në zonën e Institutit.

Nuk dihet ende nëse autori qëlloi nga makina, apo erdhi në këmbë tek lokali.

Ndërkohë dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor ndonëse është bërë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Versus.al sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore./ Versus.al 

 

Poll