
Verilindja e vendit është zbardhur mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës në Kukës, Bajram Curri dhe Dibër.
Mësohet se në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, reshjet kryesisht kanë qenë në formë dëbore.
Në Kukës njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjetit që të qarkullojnë me kujdes të shtuar në rrugë. Versus.al







