AKTUALITET /

VIDEO/ “Duart pas koke, mos lëviz”, momenti kur Operacionalja kap në Durrës autorin që kreu vr*sje n Tiranë

Gjatë kontrollit, Arlind Demushit iu gjet një çantë brenda së cilës kishte fshehur veshjet me të cilat kishte kryer vrasjen mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Duart pas koke, mos lëviz”, momenti kur Operacionalja
Momenti i arrestimit të Arlind Demushit

Policia ka publikuar pamjet e aksionit falë të cilit u arrestua Arlind Demushi, 38 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdar Ismajlgecit mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Arrestimi i tij është kryer në Durrës ku autori ishte larguar me qëllim për t’u fshehur.

“Mos lëviz, duart pas koke”- dëgjohen të gjonë efektivët e Operacionales në momentin kur hyjnë në banesën ku ishte fshehur Demushi.

Sipas informacioneve mes tij dhe viktimës kishte patur një konflikt për motive të dobëta pasi kishin dalë nga lokali ku kishin qenë së bashku në Babrru. Ismajlgeci, 40 vjeç u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në afërsi të shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”. Pas këqyrjes, u konstatua se ishte goditur me thikë në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e hemorragjisë. Versus.al

Poll