Aktivistët e komunitetit LGBT kanë organizuar një protestë sot në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Me pankarta të llojit “Jemi gra të egra”, aktivistë të komunitetit LGBT u mblodhën në sheshin para universitetit Politeknik ku përshëndesin edhe gratë për të cilat thonë se janë edhe sot në shtëpi.
Zakonisht 8 marsi në shtete të ndryshme të botës përkujtohet me protesta dhe marshime pro të drejtave të grave dhe kundër shkeljes të të drejtave. Në Prishtinë u mbajt sot një marshim kundër shkeljes të të drejtave të grave, ndërsa në Tiranë ende nuk ka pasur një organizim të tillë përveç atij të organizuar nga komuniteti LGBT që më pas u zhvendos drejt kryeministrisë. Versus.al







