AKTUALITET /

VIDEO/ Masakër mjedisore në Shkodër, vijon digjet nga dje landfilli i Bushatit, tymi mbulon zonën

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktiv prej orësh, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe autoritetet lokale po punojnë intensivisht për ta vënë nën kontroll, në një situatë të vështirë për shkak të terrenit dhe natyrës së mbetjeve.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Masakër mjedisore në Shkodër, vijon digjet nga dje

Prej orësh vijon aktiv zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Vau i Dejës dhe Shkodrës janë angazhuar gjatë gjithë natës për vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas informacioneve, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave të emergjencës.

Terreni dhe natyra e mbetjeve kanë ndikuar në komplikimin e operacionit dhe zgjatjen e punës për shuarjen e vatrave.

Gjatë ditës së djeshme në operacion u angazhuan rreth 20 zjarrfikës të Bashkisë Shkodër, ndërsa në mbështetje janë përfshirë edhe ekipe nga Lezha, Tirana dhe Kamza, me mjete dhe efektivë shtesë për koordinimin e ndërhyrjes.

Mbrëmjen e djeshme prefektja e Shkodrës Holta Duda në një prononcim për mediat vendase tha se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë e flakët janë vënë nën kontroll.

Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent, për shkak të mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Prefektja e Shkodrës: Situata në fakt në këtë moment është në kontroll operacional . Që nga momenti i parë që është marrë njoftimi nga punonjësit e Landfillit drejt efektivëve të zjarrfikëses së bashkisë së Vaut të Dejës. Ata janë paraqitur menjeherë në terren, kanë vlerësuar situatën është caktuar drejtuesi për drejtimin e operacionit për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Është evidentuar që përmasat e zjarrit kanë qenë relativisht të mëdha, të favorizuara nga era në ato momente dhe menjëherë është kërkuar ndihmë nga bashkitë më të afërta. Menjëherë janë përgjigjur Bashkia Shkodër me 2 mjete zjarrfifkëse e mjete përkatëse, edhe Lezha. Më pas janë bashkuar autobotë bashkë me efektivët zjarrfikës nga Kamza dhe Tirana. Në këtë moment situata është nën kontroll, ëhstë izouluar, nuk ka rrezik për banesat.

/Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll