Një 53 vjeçar shqiptar pa precedent të mëparshëm penal është arrestuar nga policia italiane, pasi në u gjetën 40 kilogramë kokainë dhe 190 mijë euro cash.
53 vjeçari u ndalua në zonën e Perugias gjatë një kontrolli nga policia italiane përgjatë autostradës Perugia-Bettolle.
Oficerët pasi kanë parë automjetin duke ecur në mënyrë të dyshimtë, kanë vendosur ta ndalojnë drejtuesin për t’i nënshtruar një kontroll më të plotë.
Drejtuesi 53-vjeçar i makinës është shfaqur menjëherë i nervozuar , i cili ka tentuar të justifikojë sjelljen e tij me arsye jo të besueshme sipas policisë, e cila për këtë arsye ka vendosur të kontrollojë si burrin ashtu edhe mjetin, shkruajnë mediat italiane.
Gjatë kontrollit, në sediljen e pasagjerit u zbulua një fund fals. Në brendësi të ndarjes u gjet dhe sekuestrua një bllok kokainë prej një kilogrami.
Në dritën e sasisë së madhe të drogës së sekuestruar, oficerët - të ndihmuar nga personeli i komisariatit të Parmës zgjeruan kontrollin dhe në një garazh në pronësi të 53-vjeçarit në Salsomaggiore (PR) , ku brenda u gjetën 39 blloqe shtesë kokaine, me peshë mbi 40 kilogramë , të cilat, sipas llogaritjeve të tregut, do të sillnin rreth 4 milionë euro nga policia.
Gjithashtu, janë gjetur edhe 189 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.
53-vjeçari u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi dhe u dërgua në burgun e Capanne./Versus.al








