
Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se vodhën kasafortën me 15 mijë euro në banesën e një mjeku në zonën e “Zogut të Zi”.
Në pranga kanë rënë Arbnor Xhimaj, 40 vjeç, i cili ishte nën arrest shtëpie në Vlorë pasi ishte dënuar për vjedhje si dhe 38 vjeçari Ledjan Gjoka, gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje.
Policia sekuestroi automjetin me të cilin u larguan pasi kryen vjedhjen në banesën e mjekut Dritan Alushani. Ndërsa në pamjet e publikuara shihet momenti kur e kanë zbritur kasafortën me ashensor dhe më pas e kanë futur në makinë. Versus.al







