AKTUALITET /

VIDEO/ Policia sqaron incidentin në Rinas: Fisi me 18 anëtarë debatoi për radhën gjatë fluturimit për Antalia

Fillimisht u raportua se ata ishin të afërm të deputetit Xhemal Qefalia, por si policia dhe ky i fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Policia sqaron incidentin në Rinas: Fisi me 18 anëtarë
Pamje nga vendngjarja

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa media ku shfaqeshin disa persona duke u përplasur fizikisht në Aeroportin e Rinasit.

Fillimisht u raportua gabimisht se të përfshirët ishin të afërm të deputetit Xhemal Qefalia, por si policia, ashtu edhe deputeti, e kanë mohuar këtë informacion.

Autoritetet bëjnë me dije se sherri nisi për shkak të një konflikti për radhën te “check-in”, ku ishin të përfshirë 18 anëtarë të një fisi që udhëtonin për pushime në Antalia dhe disa persona të tjerë. Pas ndërhyrjes së policisë, konflikti u mbyll dhe pasagjerët vazhduan udhëtimin normalisht.

Deputeti Qefalia komentoi gjithashtu reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e publikoi lajmin në Facebook, duke i shkruar:
"E kuptoj Doktor që je lodhur, por të paktën kurseja vetes këto vite që të mos merresh më me shpifje se s’ke kohë ti korrigjosh."

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se:

Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.

Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.

Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.

Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin.

Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll