AKTUALITET /

VIDEO/ Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet i huaji me thikë në mes të Sarandës

Shtetasi italian u shoqërua në komisariatin e Sarandës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet i huaji me thikë

Sarandë- Një situatë e rrezikshme për qytetarët është shmangur mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit pas ndërhyrjes së policisë.

Një shtetas i huaj u pa duke lëvizur me thikë në dorë përmes kalimtarëve duke ngjallur shqetësim tek qytetarët. Policia reagoi menjëherë dhe personi me thikë në dorë u neutralizua pa pasoja.

Pas arrestimit u zbulua se i huaji ishte Italian. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat  dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

 

Poll