AKTUALITET /

VIDEO/ Skandal në Paskuqan, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, rrezikohet shëndeti i banorëve

Banorët ankohen për erën e rëndë dhe vështirësinë për të lëvizur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandal në Paskuqan, ujërat e zeza dalin në

Në Paskuqan po vijon situata e rëndë për banorët, pasi ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe pranë banesave.

Banorët ankohen për erën e rëndë dhe vështirësinë për të lëvizur.

Sipas banorëve problemi është përsëritur dhe deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Situata është përkeqësuar për shkak të ritmit të shpejtë të ndërtimeve në zonë. Qytetarët tregojnë se kanalizimet ekzistuese, nuk përballojnë dot ngarkesën e rritur, dhe se mungesa e planifikimit urban po u prek drejtpërdrejt jetën e përditshme.

Denoncuesi që ka bërë videon shprehet se kanalizimet, janë bërë me cilësi të dobët dhe ndotja është bërë e përditshme, shëndeti rrezikohet për shkak se ujërat e zeza, zënë një sipërfaqe të madhe dhe janë kthyer në kërcënim për jetesën e tyre.  

Poll