
Altin Dumani kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), prej të hënës ndodhet në SHBA ku zhvilloi një takim në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit me Brendan Hanrahan, zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Teksa të gjithë aludojnë mbi arsyen e takimit të Dumanit me Hanrahan, në rrjet ka qarkulluar një video ku kreu i SPAK shihet teksa është mirëpritur në një shtëpi shqiptarësh në SHBA me tupan e valle.
Videoja është publikuar nga Arben Pango, shqiptari me banim ne Nju Xhersi, i cili mësohet se është kunati i kreut të SPAK. Festa lidhej me dasmën e vajzës së pangos, e cila është mbesa e gruas së Dumani.
Ende nuk dihet arsyeja e takimit të SPAK me zyrtarin e lartë të DASH, por pas këtij takimi Dumani ka patur edhe një gëzim familjar ku ka marrë pjesë dhe shihet i ulur në një divan tipik shqiptar. Versus.al







