Tiranë- Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë arrestuar nga policia pas zbulimit të një apartamenti ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e prostitucionit.
I arrestuari Kevi Pocaj, 22 vjeç shfrytëzonte për prostitucion 4 vajzat kolumbiane, dy prej të cilave u arrestuan dhe dy të tjera u proceduan penalisht.
Dy prej kolumbianeve kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave për të banuar së bashku me 2 kolumbiane të tjera dhe më pas apartamentin e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion. Versus.al







