Tiranë- Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia.
I riu i identifikuar si Gabriele Peqini njihej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe rekorde të shumta kriminale. Në vitin 2022, 30 vjeçari ka tentuar të vrasë një person në Durrës.
Ai u kap në kryeqytet teksa lëvizte i armatosur dhe me karta ID të falsifikuara të cilat i përdorte për të fshehur identitetin e vërtetë. Gjithashtu gjatë kontrollit iu gjet edhe drogë.
Materialet i kaluan prokurorisë së kryeqytetit për të vijuar me veprimet e mëtejshme ndaj 30 vjeçarit të arrestuar. Versus.al







