Policia e Durrësit ka arrestuar Telior Tivarin, 24 vjeçarin i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Valdon Beqirajt mbrëmjen e djeshme brenda banesës në lagjen nr.12.
Tivari ka qenë njëri prej personave të shoqëruar të cilët kanë bërë me dije se viktima i cili kishte edhe emrin Marko Beqiraj, organizonte festa në banesën e kushërirës së tij ku dyshohet se ka nisur edhe konflikti me autorin.
Ky i fundit rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme ka goditur disa herë me thikë Beqirajn duke e lënë të vdekur.
Fillimisht u raportua se shtëpia ishte e Beqirajt por më pas u konstatua se ishte në pronësi të kushërirës së tij që jeton në emigracion dhe ia kishte lënë çelësat për t’u kujdesur. Versus.al







