
Hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në detaje të reja tronditëse rreth vrasjes së 22 vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vdekur brenda një valixhje 8 ditë pasi ishte zhdukur.
Sipas mediave italiane, përveç nënës së filipinezit që vrau shqiptaren, në krim mund të jenë të përfshirë edhe dy shokë të tij. Ndërkohë që e ëma e vrasësit pranoi se kishte fshirë gjurmët e gjakut të shqiptares nga shtëpia e saj, dy shokët e Mark Samson mund ta kenë ndihmuar këtë të fundit në asgjësimin e trupit të studentes shqiptare.
Mundësia tjetër është që ata e kanë ditur për krimin dhe kanë zgjedhur të mbrojnë 23 vjeçarin filipinez.
Ajo çfarë u shkaktoi hetuesve dyshime të tilla, është fakti se mesazhet nga telefoni i Ilarias për t’u thënë të afërmve të saj se është mirë, janë dërguar pranë vendbanimeve të dy shokëve të Marc Samson.
Të dy shokët e tij kanë mohuar akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.
Ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.
Dyshimet janë se valixhja me trupin e pajetë, u hodh nga një shkëmb i lartë.
Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.
Ilaria Sula u shpall e zhdukur më 26 mars të këtij viti, për t’u gjetur 8 ditë më vonë e vdekur në brenda një valixheje të braktisur në një zonë pyjore të Romës. Ajo kishte qenë në shtëpinë e Mark Samson me të cilin kishte patur një lidhje prej më shumë se një viti. Samson pranoi krimin në polici dhe rrëfeu se vrasjen e kishte bërë në shtëpinë e tij në lagjen afrikane të Romës. Më pas ai kishte përdorur telefonin e Ilarias për të mashtruar familjarët dhe shoqet duke u shkruar se ishte mirë dhe se do të kthehej në shtëpi. Versus.al








