
Tiranë- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Darment Kelit i cili akuzohet për vrasjen e 34 vjeçarit Amarildo Hoxhallarit në Astir vitin e kaluar.
Gjithçka nisi kur Amarildo Hoxhallari dhe miku i tij A.M më 24 gusht të vitit të kaluar ngacmuan me fjalë një vajzë, e cila rezultoi të ishte e fejuara e autorit Keli.
Ky i fundit pa ngjarjen nga ballkoni i banesës së tij dhe zbriti për t’u konfliktuar me 2 personat në fjalë. Gjatë konfliktit, Darment Keli qëlloi disa herë me thikë Amarildo Hoxhallarin duke i shkaktuar vdekjen.
Autori u shpreh i penduar në gjykatë duke thënë se viktima dhe miku i tij, i kishin ngacmuar të fejuarën ndërkohë që kjo e fundit ishte nisur tëtakonte një të afërmen e saj. Sipas Kelit, qëllimi i tij nuk kishte qenë ta vriste, por teksa po përpiqej t’u fliste, Hoxhallari dhe shoku i tij e kishin ofenduar dhe goditur me grushte, gjë që e kishte bërë të nxirrte thikën. Versus.al








