AKTUALITET /

Vr*sja e gjyqtarit, prokurori i përgjithshëm: Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për sigurinë e magjistratëve

Shkruar nga Versus

Vr*sja e gjyqtarit, prokurori i përgjithshëm: Të gjithë

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka bërë thirrje që të ketë ndërgjegjësim më të madh dhe kontribut për të forcuar sigurinë e magjistratëve pas krimit të rëndë të ndodhur brenda gjykatës së Tiranës ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja. 

Po ashtu i ka bërë thirrje prokurorisë së Tiranës për hetim sa më të shpejtë dhe të plotë për ngjarjen e rëndë. 

“Prokurori i Përgjithshëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratë. Versus.al

 

Poll