AKTUALITET /

Zbulohet shkaku i arrestimit të 4 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës! Ndër ta e ëma e Getoarit dhe gruaja e kreut të AAK

Katër zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë arrestuar të enjten gjatë një aksioni të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për shpërdorim të detyrës.

Shkruar nga Versus
Zbulohet shkaku i arrestimit të 4 zyrtarëve të Ministrisë
Flora Selimi dhe dy djemtë e saj

Katër zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë arrestuar të enjten gjatë një aksioni të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për shpërdorim të detyrës.

Të arrestuarat janë Flora Selimi, Edila Gosalci – Qupeva dhe Vjollca Vishaj. Sipas burimeve të “Sinjalit”, ato janë ndaluar në kuadër të hetimeve që kanë nisur prej muajsh, në një operacion të gjerë kundër korrupsionit në institucionet publike.

Tre emrat janë të njohur për publikun edhe për shkak të lidhjeve të tyre familjare me figura me profil të lartë:

Flora Selimi është nëna e këngëtarit të njohur Getoar Selimi;
Vjollca Vishaj është bashkëshortja e Binak Vishajt, ish-anëtar i kryesisë së AAK-së;
Edila Gosalci – Qupeva është bashkëshortja e Ramë Qupevës, ish-drejtor në Departamentin e Infrastrukturës Rrugore brenda së njëjtës ministri.


Operacioni është zhvilluar në prani të hetuesve të Njësisë për Krime Ekonomike dhe përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore, ndërsa pritet që hetimet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të secilës të dyshuar.

Kujtojmë se kjo nuk është goditja e vetme në këtë sektor: vetëm pak ditë më parë, në kuadër të aksionit “Patenta” në Kosovë, u arrestuan 11 persona, përfshirë Sadri Sutaj, djali i axhës së kryesuesit të Asamblesë së Deçanit, dhe Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë. Ata dyshohen për manipulime me procesin e testimit dhe dhënies së lejeve të drejtimit në qendrat e Gjilanit dhe Gjakovës. Versus.al

Poll