Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e sotme një apartament në rrugën “Loni Ligori”, në zonën e Astirit, Tiranë. Flakët kanë shpërthyer në një banesë në katin e tretë të pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar edhe një tjetër apartament në të njëjtin kat.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, i cili ende nuk është vënë nën kontroll. Banorët e ndërtesës janë evakuuar në kohë, duke shmangur kështu lëndimet në njerëz.
Derimë tani nuk raportohet për të plagosur, por dëmet materiale janë të konsiderueshme./Versus.al







