
Avokati i Popullit, Endri Shabani bëri sot një prezantim të raportit vjetor të 2025-ës për institucionin që drejton. Mes të tjerash u ndal edhe tek ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në kompleksin Arlis ku u shkrumbua totalisht një pallat duke rrezikuar jetën e banorëve.
Shabani tha se zjarri ka nxjerrë në pah mangësi serioze të institucioneve kur vjen puna për të reaguar në situata emergjente. Ndërsa shtoi se është ngritur një Task Forcë për sigurinë e banesave në kryeqytet, Shabani i kërkoi bashkisë Tiranë të strehojë banorët e prekur.
“Zjarri i rënë zbuloi se institucionet janë të papërgatitura. Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimit social”, tha Shabani. Versus.al

